Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të
përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në
hollësi.
E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju
mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo
punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë
falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.
Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po
ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka
shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e
saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto)
janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi
(Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush
është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që
nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.
Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë:
“çka po e pengon atë?” Le të dijnë se ditën kur t’u vijë, ai nuk zbrapët prej
tyre, ata do t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë nga ajo që t’u shpall ty (ngase u
vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i
shpalljes), për shkak se ata do të thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij
(Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë
engjëll?” Ti je vetëm qortues, e All-llahu për kujdeset prër çdo send.
Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni
pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe
thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për
ndihmë!”
E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani), është
i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra
myslimanë?”
Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë
atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të, dhe atyre nuk do t’u
mungojë gjë.
A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon
dëshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Terati)
që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me atë që ka për qëllim vetëm
këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur’anin). E kush
prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos
kij dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti uyt, në të s’ka dyshim, por
shumica e njerëzve nuk e besojnë.
E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para
Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të
tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!”
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin
mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që
mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe
i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë
të barabartë? A nuk përkujtoheni?!
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si
njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të
poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë
vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!”
(Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të
qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato
(argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to
(pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im
është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë
afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di
të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj
i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri
se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e
nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!”
E, Nuhut i qe shpallur: “Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre
që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ata”.
Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij
përqeshej me të. Ai u thoshte: “Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju,
ashtu siç po talleni ju!”
E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës
(vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo krijesëë nga një çift edhe
familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e
(ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.
Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji
(vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai
e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.
E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji
u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I
shkatërruar qoftë populli mizor!”
(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të
premtova se do t’i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk
e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”
(Nuhu) Tha: “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej
Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më
mëshiron Ti, do të jam i humbur!”
Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu.
Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime, e pastaj do t’i godasë dënim i
dhembshëm nga ana Jonë.
Këto janë disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po t’i shpallim ty, e që para
këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jeshh i durueshëm se
përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi
me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e të bëheni
mëkatarë!”
Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje!
Ai tha: “Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo
çka ju i shoqëroni.
Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me tëcilën jamë dërguar te ju. Zoti im do
t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t’i bëni kurrëfarë dëmi.
Vërëtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi”.
E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e
bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
E ato ishin (gjurmë të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e
Zotit tëtyre, kundërshtuan të dërguarin r Tij, shkuan pas urdhërit të çdo
kryelarti kundërshtar.
Ata u prcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të
dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O
populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju
krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe
shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai
përgjigjet (lutjeve)”!
Ata thanë: “O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të
adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në
dilemë në atë që na thërret ti!”
“O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga
Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij,
kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më
shtoni tjetër vetëm humbje.
O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie
pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju
godas menjëherë dënimi!”
E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj
dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi,
ngadhënjyesi.
Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë:
“Selam”. Ai u përgjegj: “Gjithnjë paçi selam” dhe nuk vonoi t’ju sjellë një viç
të pjekur (të fërguar në gurë).
Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe
ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi të dërguar
të populli i Lutit”.
Ata i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e All-llahut dhe
bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është
meritues për falënderim është bamirës i madh.
Dhe populli i tij, ë më parë bënin punë të turpshme, erdhi me ngtite ai (te
Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë
më të pastra për ju kinie frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e
mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?”
Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha
mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e
mij).
(engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk
kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe
askushrej jush të mos vështrojë mbrapa (familha do të shpëtojë), pos gruas sate,
ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është
mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im,
adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni
mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem
për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë!”
Ata thanë: “O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim
atë që adhuruan prindërit tanë, ose )po të urdhëron) për të punuar në pasurinë
tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”. (Kjo ishte
tallje e tyre).
“O popull im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe
nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë
të drejtë?) Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju
ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta
arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te
Ai jam i drejtuar!”
O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë
ajo që e gjeti popullin e Nuhut, populin e Hudit ose popullin e Salihut. E
populli i Lutit nuk është larg prej jush.
Ata thanë: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të
konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grupi yt, ne
do të gurëzonin ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne”.
Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e
keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që
veproni”.
O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush
do të pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe
unë së bashku me ju jam duke pritur.
E kur erdhi urdhëri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me
të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë
në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi
urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve
luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit
të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë
dëshmuese.
E për sa u përket atyre fatmirëve,ata jan në Xhennet përgjithmonë sa të jenë
qiejt dhe toka, përveçatë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të
pakëputur.
Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim (se është i kotë).
Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t’u
japim pjesën e tyre pa mangësi.
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos
ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri do të kryhej (dënimi
kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty
edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar),
se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën) të
natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një
këshillë për ata që pranojnë këshillat.
E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e
të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të
cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë
pas kënaqësive si të shfrenar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
Përveç atij që mëshiroi zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit
tënd: “Gjithsesi do ta bush Xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka
marrë fund (është plotësuar).