Tha: “Zoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në
kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i
dëshpëruar”.
Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë),
ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës
(një fëmijë).
Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu)
tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u
flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)”.
Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për
ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga
ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë
ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”
Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë ka
vendsur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i
flas!”
Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai,
kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.
Ditën kur do të na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe shohin (ose
njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë
jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë fund çështja (e
përgjejgësisë e dikush në xhehet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të
painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri
ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të
gjatë!”
Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të
Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun,
prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i
udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në
sexhde dhe qanin.
E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë
pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në
Gaja).
Ne (engjënt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhërin e Zotit
tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme e ardhme dhe mes tyre, e Zoti
yt nuk është që harron.
Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e
në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u
thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë
dhe kuvend më autoritativ?”
Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i
Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose
dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë
në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”
Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh
të devotshmit, dhe me të t’i tëheqish vërejtjen një populli që ëshë kryeneç.