O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hirë të luftës për rrugën
Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe
armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të
vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sespe i besoni
All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di
atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala
juaj, ia e ka humbur rrugën e drejtë.
Nëse ata ia dalin t’ju mindin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e
veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të
mos besonit.
Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë
popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos
All-llahut, nuk besojnë tuajën, randaj ndërmjet nesh e jush është e hapët
armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!” (Nuk e kemi
shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: “Unë do të
kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!” Zoti
ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është
e ardhmja!
Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni
mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se
All-llahu është Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdëruari.
All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju
luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i
do ata që mbajnë drejtësinë.
All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që
ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon t
miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetës.
O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni
besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse
vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse
as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu
atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kororëzimit). Ju
nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i
mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni
shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë
shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet
jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ikën te
idhujtarët, e juve u vjen rasti t’i luftoni dhe të merrni pre të luftës, atëherë
atyre që u kanë shkuar gratë, jepnu aq sa kanë shpenzuar; e, kinie frikë
All-llahun, të cilin ju e besoni!
O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë
asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk
do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për
(fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të
kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute
All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur
hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu
si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë
botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).