Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t’i largojnë njerëzit
prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet
e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.
E kur lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka
dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje
atë më një dënim të dhëmbshëm.
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të
rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha
gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të
gjitha llojet më të dobishme.
Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me trgoni pra mua se ç’krijuan ata
të tjerët pos Tij. jo. asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh
All-llahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi i takon atij, e kush
refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për
falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
(prkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha:
“O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi
më e madhe!”
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse
nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e
porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te
Unë kthimi juaj.
E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke
kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote
të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah
Unë, mande kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni
punuar.
O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë
e fshehurnë rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se
All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat,
përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të
preferuara.
A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në
tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e
megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur
as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.
Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne
ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!” E edhe sikur t’i kishte thirrur ata në
dënimin e zjarrtë!
E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për
lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm te
Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm
për atë që mbajnë në zemra.
Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur deti t’i shtohen edhe
shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaroni fjalët e All-llahut (do të
shterroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekulitë e Zotit). All-llahu
është ngadhënjyesi i urtë.
A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën
në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe
secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht
është i njohur për atë që veproni.
A nuk sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e oër t’u
reguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që
është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me
besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që
i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabeit dhe
përbuzësit.
O ju njerëz, kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet,
e as fëmija nuk mund t’i bëjë asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut
(për thevab ose azab) është e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe
të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e
lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka
do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në
ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.