Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më
shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E
kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse
All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i
All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues
për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur
ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtër për fenë islame;
po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullin zullumqarë.
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të
vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e
urrejnë.
T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut
me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse
jeni që e dini.
Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat
rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai
suksesi më i madh.
O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes
havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është
ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi
ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një
grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u
bënë ngadhënjyes.