O ju qė besuat, nėse keni dalė (prej vendlindjes) pėr hirė tė luftės pėr rrugėn
Time, duke kėrkuar kėnaqėsinė Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe
armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė
vėrtetėn qė u erdhi juve. Ata e dėbojnė tė dėrguarin dhe ju, sespe i besoni
All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqėsi, po Unė mė sė miri e di
atė qė e keni fshehur dhe atė qė e keni publikuar. Ai qė punon ashtu nga pala
juaj, ia e ka humbur rrugėn e drejtė.
Nėse ata ia dalin tju mindin, ata do tė jenė armiq tuaj, do tė zgjasin duart e
veta dhe gjuhėt e veta kundėr jush, duke ju pėrbuzur, sepse ata dėshironin tė
mos besonit.
Ju e keni shembullin mė tė mirė te Ibrahimi dhe ata qė ishin me tė, kur i thanė
popullit tė vet: Ne tėrhiqemi prej jush dhe prej asaj qė adhuroni, pos
All-llahut, nuk besojnė tuajėn, randaj ndėrmjet nesh e jush ėshtė e hapėt
armiqėsia e urrejtja derisa ta besoni vetėm All-llahun Njė! (Nuk e kemi
shembull) Me pėrjashtim tė fjalės sė Ibrahimit thėnė babait tė vet: Unė do tė
kėrkoj falje pėr ty, po unė nuk kam nė dorė asgjė pėr ty te All-llahu! Zoti
ynė, vetėm Ty tė jemi mbėshtetur, vetėm nga Ti jemi kthyer dhe vetėm te Ti ėshtė
e ardhmja!
Vėrtet, pėr atė qė ka shpresė nė All-llahun dhe nė ditėn e gjykimit, ju keni
mostėr tė mirė (te Ibrahimi dhe besimtarėt), e kush i bie prapa, le ta dijė se
All-llahu ėshtė Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdėruari.
All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju
luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i
do ata qė mbajnė drejtėsinė.
All-llahu ju ndalon tu afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė
ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon t
miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetės.
O ju qė besuat, kur tju vijnė besimtaret e shpėrngulura (prej Mekes), provoni
besnikėrinė e tyre, ndonėse All-llahu di mė sė miri pėr besimin e tyre; nėse
vėrtetoni se ato janė besimtare, atėherė, mos i ktheni ato te jobesimtarėt, pse
as ato nuk janė tė lejuara pėr ta e as ata nuk janė tė lejuar pėr to, e ju jepnu
atyre (jobesimtarėve) atė qė kanė shpenzuar pėr to (nė emėr tė kororėzimit). Ju
nuk keni pengesė tė martoheni me to, pasi tua jepni vlerėn e kurorės. Mos i
mbani nėn kurorė, idhujtaret por kėrkoni (prej idhujtarėve mekas) atė qė keni
shpenzuar pėr to, dhe ata le tė kėrkojnė (prej jush besimtarė) atė qė kanė
shpenzuar. Kėto janė dispozita tė All-llahut me tė cilat Ai gjykon ndėrmjet
jush; All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i informuari.
Nė qoftė se u humbet diēka (nga shpenzimi) i ndonjė gruaje tuaj qė ikėn te
idhujtarėt, e juve u vjen rasti ti luftoni dhe tė merrni pre tė luftės, atėherė
atyre qė u kanė shkuar gratė, jepnu aq sa kanė shpenzuar; e, kinie frikė
All-llahun, tė cilin ju e besoni!
O Pejgamber, kur tė vijnė besimtaret qė tė japin besėn se: nuk do ti shoqėrojnė
asnjė send All-llahut; se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurvėri; se nuk
do ti mbysin fėmijėt e tyre; se nuk do tė gėnjejnė me ndonjė shpifje pėr
(fėmijėn e huaj qė kanė marrė) se ėshtė i tyre; dhe se nuk do tė tė
kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė, prano zotimin e tyre dhe lute
All-llahun ti falė ato, se All-llahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshirues.
O ju qė keni besuar, mos u miqėsoni me njė popull qė All-llahu ka shprehur
hidhėrim kundėr tij, popull qė ka humbur shpresėn ndaj botės sė ardhshme, ashtu
si nuk kanė shpresė jobesimtarėt prej tė vdekurve (qė do tė ngjallen) nė kėtė
botė, ose nė ringjallje (nė botėn tjetėr).