Falënderimi i takon All-llahut, e të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë
dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri
në njohuri.
E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. psha
Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i
shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh,
vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.
Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga
Zoti, shtë e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju trgojmë për një njeri që do t’ju
informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni të copëtuar plotësisht, ju do
të krijoheni rishtazi?
A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?” Jo,
por ata që nuk besojnë botën e ardhme, janë të dënuar përjetë, e tash në humbje
të pambarim.
A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të
duam, Ne e shafitim tokën me a ose shembin mbi ta copa nga qielli. S’ka dyshim
se në këtë ka argumente për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë,
lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si
brumë).
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe
bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar)
ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I
bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia
nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre
nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të
drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. veproni duke
falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për
vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për
xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të
vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët
kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga
begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy
kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe
diçka pak bari të egër.
Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të
njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to
natën dhe ditën.
Po ata thanë: “Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten dhe
i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për
secilin durimtar e mirënjohës.
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë t dal
në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për
të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk
posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to nonjë
pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje, e kur
hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “çka tha Zoti
juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha
leje). Ai është më i larti, më i madhi.
Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që idhte
para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur ë dalin para
Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin
pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A ne ju penguam
prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit
kriminelë!”
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia
juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë
All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin
dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk
dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
Nuk është pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë Nesh, është vetëm
besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe
ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do
nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson
atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.
Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj
që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u
besonin atyre”.
E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t’i bën dobi, as dënim njëri-tjetrit, dhe atyre
që ishin zullumqarë u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat
gënjeshtër!”
E kur u lexohen atyre ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër
vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit
tuaj” dhe thoshin: “Ku (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër e
trilluar!” Madje, ata që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë: “Kjo
(Muhammed, feja islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se maxhi e qartë!”
Po Ne nuk kemi u dhënë atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk dërguam te
ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është
shpallja).
Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk
kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj, që Ne u patëm dhënë atyre, e
konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni
sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni)
se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm t’ju
tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.
Thuaj “Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le të,
mbetet juve, shpërbilmi është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitarë për
çdo send”.
Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin,
e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai
është dëgjues, i afërt!”
Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë
ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e
tyre); vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.