Ai, që ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta)
robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botes (këshillues), është i
madhëruar.
Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë
e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë
të qartë e të matur.
Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota tjerë, të cilët nuk
krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për
vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
Dhe ata që nuk besuan, thinë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se
gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit indihmuan edhe njerëz tjerë.
Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje”.
E ata thanë: “ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe c nëpër tregje?
ërse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?”
Ose atij t’i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të
ushqehej? Horrat madje thonë: “Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka
zënë magjia!”
Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i përjetshëm,
i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të devotshëmve”.
Ditën kur Zoti do t’i tubonë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u
thonë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju rbtë e Mi që t’u adhurojnë, apo ata
vetë e humbën rrugën?”
Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i madhëruar! Neve nuk na
takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira
atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur s që harruan të
përkujtojnë!”
Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se
ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t’i ndihmoni (vetes). E
cilido ë bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të
madh.
Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë
ngrënë ushqim, që kanë ecur e shetitur nëpër tregje. Ne bëm njërin prej jush
sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo
gjë.
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve
engjëj, ose përse të mos shohim Zotin tonë ?” Ata tejçmuan lartë veten dhe u
sollën me arrogancë.
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u
thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!”
E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit)
Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën
tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).
Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të
tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë,
e pët njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne
kemi përgaditur dënim të rëndë.
Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun
(gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo,
nuk e vëhtruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
“Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej
zotave tanë!” e më vonë, kur ra shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush
ishtë më larg nga e vërteta.
Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky
(tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të
mos përzihen.
Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që
i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda gjashtë
ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë
shumë të dijshëm.
E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: “E kush
është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo shtoi
edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka
ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk
bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të
këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
Thuaj: “zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur
gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju
përgënjeshtruat, andaj dënnimi do t’ju jetë i pandërprerë”.