Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutje
(ardhjen para kohës), e tij! E pstër dhe e lartë është madhëria e Tij në
krahasimme atë që ata i shoqërojnë (shokë).
Me urdhërin e Tijia zbret engjëjt me shpalljen atij që Ai dëshiron nga robtë e
vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar
(zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
Ato bartin barën tuaj (të rëndë) nnë ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit
atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë
Bamirës dhe shumë Mëshirues.
Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e
shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t’u kishte udhëzuar që të
gjithëve.
Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat,
rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente
për një popull që vështron.
Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të
nënshtruar me urdhërin e Tij. vërtet, në këto ka argumente për një popull që
mendon.
Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej
tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë)
në të (me ushti,ë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga
begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të
mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë
mëshiron.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë botën
tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
(e thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të
plotadhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i
huumbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi themel ndërtimet e
tyre (intrigat) dhe kulmi u shembmbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nk
kuptuan.
Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thonë: “Ku janë ata që m’i
bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?” E ata që ishin të zotët e
dijës, do të thonë: “Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët”.
të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e
ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): “Ne nuk ishim që
bëmë ndonjë të keqe!” (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e
punuat ju.
Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është ajo që shpalli
Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe
në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është
shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
të cilvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë:
“Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhehet, për hir të asaj që
vepruat.
A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt (e t’ua
marrin shpirtin) ose t’u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata
që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që
vetvetes i bënë padrejtë.
Ata që i bënin shok zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu,
as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë send pos Tij, dhe nuk do të
ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij.
Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të
dërguarit obligim tjetër, përveç që t’i njoftojnë qartazi?
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e
largonu djave (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe
pati nga ata që isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni
se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se “All-llahu nuk e
ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai ësjtë premtim i Tij i prerë, por
shumica e njerëzve nuk dinë.
Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do
t’u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër
është edhe më i madh, sikurse njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju
(idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini
(i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që
t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta
studiojnë (Kur’anin).
A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell
hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde)
dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk
kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë
që trillonit.
fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e
konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë,
ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai
gjykim i tyre.
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre,
nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë për më vonë deri në
aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta
vonojnë as ta ngutin.
E ato *vajzat) që i urrejnë për për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre
shpifin rrenën se, atyre do t’u takojë më e mira (Xhenneti), s’ka dyshim, i tyre
është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e
tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një
dënim të idhët.
Ne nuk të shpallëm ty për tjetër Kur’anin, vetëm që t’u sqarosh atyre atë për
çka u përçanë, (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që
besojnë.
All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi0 dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së
saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e
kuptojnë).
Ju edhe kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet
e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pinni qumësht të pastër, të
shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe
ushqim të mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për
njerëzit që kanë menduar.
Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e
të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e
të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz.
Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri
në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu
është më i dijshmi, më i fuqishmi.
All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është
dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë
(robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është
All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve
tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të
pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë
asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga
ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues
qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
All-llahu sjel shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka
aftësi për asgjë *as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për
kujdestrarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi. A është
ibarabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
Vetëm All-llahut i tokon (ta dijë) fshetësia ë qiejve dhe tokës! çështja e
katastorfës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo
është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë.
Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni
falënderues.
All-llahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju
mndësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni,
ndërsa nga leshi dhe qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe
t’i shfrytëzoni për një kohë.